Krerët më të lartë të politikës po marrin pjesë në ceremoninë mortore në Kryepeshkopit Anastas Janullatos në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”.
Për herë të parë pas një kohe të gjatë, kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD, Sali Berisha janë bërë bashkë në homazhet për kryepeshkopin. Siç shihet në pamjet, kryeministri Edi Rama dhe Sali Berisha janë ulur shumë pranë njëri-tjetrit, ndërsa në mes të tyre ndodhet kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.
Në momentin kur është larguar Mitsotakis Edi Rama dhe Sali Berisha kanë qëndruar të vetëm ngjitur me njëri-tjetrin por pa u takuar, madje ata kanë shmangur edhe shikimin sy më sy.












