Ilir Meta ka dërguar një kurorë me lule në ceremoninë e homazheve për nder të Kryepeshkopit Anastas Janullatos.
Meta nga burgu në pamundësi për të qenë i pranishëm, ka dërguar një kurorë me lule me anë të sekretarit të përgjithshëm të PL-së Tedi Blushi.
“Presidenti i Partisë së Lirisë: “I paharruar kujtimi” “, shkruhet në kurorën me lule të dërguar nga Meta.
Trupi i kryepeshkopit do të prehet në ambientet e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”. Mitropoliti i Korçës, Imzot Joan, i cili u zgjodh nga Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale si pasardhës i përkohshëm, do të drejtojë ceremoninë e mortore.












