Saturday, June 6, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

LAJM I FUNDIT/ Erion Veliaj nga qelia sulmon SPAK-un: Nuk do të hesht më! Atë që pashë…

by Rilindje
10/02/2025
in AKTUALITET
LAJM I FUNDIT/ Erion Veliaj nga qelia sulmon SPAK-un: Nuk do të hesht më! Atë që pashë…

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar pak orë pas arrestimit nga agjentët e BKH, duke akuzuar drejtpërdrejt prokurorin që ka ndjekur hetimin ndaj tij dhe ka ngritur akuzat, si dhe kreun e SPAK që ka firmosur në fund.

Erion Veliaj shkruan mes rreshtash se nuk do të heshtë më për “ato që ka parë në çatinë e SPAK” dhe shpreh keqardhjen për familjarët dhe bashkëpunëtorët për situatën e krijuar.

“Nuk më befason ky fund absurd i këtij kapitulli të gjatë zvarritjeje sa në gojët e qenërisë mediatike dhe sa në duart e një prokurori lunatik, që është një fyerje e gjallë e inteligjencës njerëzore. Por, ky ishte vetëm kapitulli i parë.

Tani unë nuk kam më detyrimin të hesht për çfarë më kanë parë sytë në sjelljen me familjen time dhe më kanë dëgjuar veshët nën çatinë e SPAK-ut. Kam respektuar, si gjithë të tjerët, vijën tonë politike, jo komente për një proces të hapur nga drejtësia.

Besomëni, nuk është e lehtë të heshtësh kur të djeg lëkura sikur të fikin bishta cigaresh në trup nga idiotësitë që të thotë një prokuror, si ai që nuk la dëshmitar pa shantazhuar. E kam bërë me besimin që kështu duhet dhe nuk pendohem që kam shtrënguar dhëmbët.

Nuk besoj se mediat do të kenë kurajon të zbërthejnë një më një akuzat idiote dhe më vjen tmerrësisht keq që disa sipërmarrës kanë hyrë në dorën e atij të padituri epsharak, për shkak se kanë sponsorizuar aktivitete kulturore për Tiranën.

Më vjen keq për Ajolën, që as djalin nuk e lanë të çojë e marrë nga shkolla, por edhe kjo nuk më befason. Më vjen keq për nënën time, që zemër plasur në çdo betejë timen këto 20 vite, s’ju ndanë peripecitë prej një jete sakrificash.

Më vjen keq për të gjithë bashkëpunëtorët, kolegët, punonjësit e Bashkisë së Tiranës dhe dua ta dinë që nuk kam unë asnjë lidhje me idiotësitë e shkruara në paçavuren fatkeqësisht të sigluar edhe nga Altin Dumani.

Më vjen keq për motrat dhe vëllezërit e Partisë Socialiste dhe për kryetarin, që pas kaq vitesh beteja të përbashkëta elektorale, nëse nuk do të më ketë në krah këtë fushatë, siç duket gjasat, përderisa më fusin në burg pa gjyq 3 muaj para zgjedhjeve. U them të gjithëve atë që i kam thënë kryetarit dhe kujt tjetër më ka pyetur: Nuk kemi asnjë lidhje unë dhe familja ime me fjalën korrupsion. Kjo historia jonë është aq tragjikomike sa njerëzit s’do ta besojnë kur t’i dëgjojnë të zbërthyera një e nga një, idiotësitë e asaj akuze. Nuk do të jetë e lehtë, se në këto kushte nuk shpjegohesh dot si do dhe sa do, por kam një besim të madh se e vërteta është më e fortë se sa çdo mur dhe se sa çdo idiot që i bëhet asaj barrikadë duke abuzuar me pushtetin e drejtësisë“, shkruan Veliaj./ Rilindje.info

Tags: ArrestimiReagonSpakVeliaj

NGA KATEGORIA

Lajm i Fundit/ Ndryshojnë ÇMIMET e karburanteve: Nafta e benzina kushton…
AKTUALITET

Lajm i Fundit/ Ndryshojnë ÇMIMET e karburanteve: Nafta e benzina kushton…

06/06/2026
Lajm i Fundit/ Panik para Kryeministrisë! 6-vjeçarja i lëshoi dorën mamasë dhe…
AKTUALITET

Lajm i Fundit/ Panik para Kryeministrisë! 6-vjeçarja i lëshoi dorën mamasë dhe…

05/06/2026
Lajm i Fundit/ E TRISHTË! Ndahet nga jeta drejtoresha e shkollës së njohur në Tiranë…
AKTUALITET

Lajm i Fundit/ E TRISHTË! Ndahet nga jeta drejtoresha e shkollës së njohur në Tiranë…

05/06/2026
Ngjarja në Zvërnec/ Vjen REAGIMI i parë nga PS: Personat e maskuar, hije e…
AKTUALITET

Pas largimit të rojeve/ Presioni i protestës masive, sapo merret VENDIMI: Gjatë natës…

04/06/2026
Pamje të pabesueshme! Çfarë po ndodh në protestën përballë Kryeministrisë, si kurrë më parë…
AKTUALITET

Pamje të pabesueshme! Çfarë po ndodh në protestën përballë Kryeministrisë, si kurrë më parë…

04/06/2026
Ish-drejtori i Milanit në SPAK, Igli Tare del nga Prokuroria e Posaçme pas 5 orësh e gjysmë…
AKTUALITET

Ish-drejtori i Milanit në SPAK, Igli Tare del nga Prokuroria e Posaçme pas 5 orësh e gjysmë…

04/06/2026

LAJMET E FUNDIT:

Protestuesit largohen nga Kryeministria, qytetarët “mësyjnë” në….
POLITIKË

Protestuesit largohen nga Kryeministria, qytetarët “mësyjnë” në….

06/06/2026
Rama i drejtohet mediave ndërkombëtare: Bie numri i protestuesve, sot ishin 2 mijë veta…
EDI RAMA

Rama i drejtohet mediave ndërkombëtare: Bie numri i protestuesve, sot ishin 2 mijë veta…

06/06/2026
Protesta më e madhe që nga viti ’90! Pamjet me dron, “deti” i qytetarëve….
POLITIKË

Protesta më e madhe që nga viti ’90! Pamjet me dron, “deti” i qytetarëve….

06/06/2026
Protesta për “Zvërnecin” kalon kufijtë/ Po ndodh e pabesueshmja në…
TË TJERA

Protesta për “Zvërnecin” kalon kufijtë/ Po ndodh e pabesueshmja në…

06/06/2026
Luiz Ejlli i bashkohet protestës në Tiranë, mesazhi i tij po trondit Edi Ramën dhe Sali Berishën/ Kërkon…
POLITIKË

Luiz Ejlli i bashkohet protestës në Tiranë, mesazhi i tij po trondit Edi Ramën dhe Sali Berishën/ Kërkon…

06/06/2026
Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen/ Rama tregon VENDIMIN e fundit: Kemi ngelur 100 vite pas…
EDI RAMA

Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen/ Rama tregon VENDIMIN e fundit: Kemi ngelur 100 vite pas…

06/06/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!