Saturday, November 7, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

Qeveria planifikon rikthimin e trenave drejt Vlorës dhe Pogradecit

by Rilindje
07/11/2026
in AKTUALITET
Qeveria planifikon rikthimin e trenave drejt Vlorës dhe Pogradecit

Qeveria shqiptare ka përfshirë në Strategjinë e re të Transportit një plan të gjerë investimesh për rikthimin e transportit hekurudhor drejt qyteteve kryesore të vendit, përfshirë Vlorën dhe Pogradecin, si dhe lidhjen e dy aeroporteve ndërkombëtare me rrjetin e trenave.

Projektet e rehabilitimit dhe ndërtimit të hekurudhave kanë një kosto të përgjithshme të planifikuar prej mbi 1 miliard eurosh, ndërsa investime të tjera parashikohen për elektrifikimin e linjave.

Plani është pjesë e Strategjisë Sektoriale të Transportit dhe Planit të Veprimit 2030, miratuar sëfundmi nga qeveria.

Rikthehet hekurudha drejt Vlorës, tren edhe për në aeroport

Një ndër projektet më të rëndësishme është rehabilitimi i linjës hekurudhore Rrogozhinë–Vlorë dhe ndërtimi i një lidhjeje të re me Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.

Për këtë projekt parashikohet një investim prej 149.6 milionë eurosh, me fillim në vitin 2027 dhe përfundim të planifikuar në vitin 2031.

Realizimi i tij do të krijonte mundësinë e rikthimit të trenave drejt Vlorës, duke i lidhur udhëtarët edhe me aeroportin e ri.

Rreth 298 milionë euro për trenin drejt Pogradecit

Një tjetër investim i madh parashikohet për rehabilitimin e hekurudhës Rrogozhinë–Pogradec/Rrajcë, deri në kufirin me Maqedoninë e Veriut.

Kostoja e projektit është 297.55 milionë euro, ndërsa punimet janë planifikuar për periudhën 2027–2032.

Kjo linjë synon rikthimin e lidhjes hekurudhore me juglindjen e Shqipërisë, si pjesë e zhvillimit të Korridorit VIII dhe lidhjeve ndërkombëtare të transportit.

Për të mundësuar funksionimin e këtij rrjeti, qeveria ka planifikuar edhe rehabilitimin e segmentit Durrës–Rrogozhinë, me një kosto prej 111.48 milionë eurosh gjatë periudhës 2026–2030.

Për elektrifikimin e këtij segmenti parashikohet një investim tjetër prej 21.6 milionë eurosh, me afat 2028–2032.

Mbi 375 milionë euro për lidhjen hekurudhore me Malin e Zi

Investimi më i madh hekurudhor i listuar në strategji është rehabilitimi i linjës Vorë–Hani i Hotit, me një kosto prej 375.77 milionë eurosh dhe afat zbatimi 2026–2030.

Projekti synon përmirësimin e lidhjes me Malin e Zi dhe integrimin e transportit hekurudhor shqiptar në rrjetin rajonal Adriatiko-Jonian. Për elektrifikimin e kësaj linje parashikohet veçmas edhe një investim prej 71.9 milionë eurosh.

Treni Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

Strategjia përfshin gjithashtu rehabilitimin e linjës Tiranë–Durrës dhe ndërtimin e lidhjes hekurudhore me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Kostoja e planifikuar për këtë projekt është 74.05 milionë euro, me afat përfundimi në vitin 2028.

Një tjetër projekt prej 30.11 milionë eurosh parashikon zgjatimin e linjës hekurudhore të Tiranës drejt terminalit të ri të bulevardit të kryeqytetit.

Ndërkohë, 27.5 milionë euro të tjera janë planifikuar për elektrifikimin e linjave përkatëse dhe lidhjes me aeroportin.

Pjesë e investimeve është edhe ndërtimi i hekurudhës Porto Romano–Sukth, me vlerë 29.5 milionë euro, për lidhjen e zonës portuale me rrjetin kombëtar të transportit të mallrave.

Investime që shtrihen deri në vitin 2032

Sipas përllogaritjes së projekteve të listuara në strategji, rehabilitimi dhe ndërtimi i linjave kryesore hekurudhore arrin në rreth 1.07 miliardë euro.

Duke përfshirë edhe tre projektet e veçanta të elektrifikimit, vlera e përgjithshme e planifikuar arrin në rreth 1.19 miliardë euro.

Këto janë kosto të projekteve sipas Planit të Veprimit, disa prej të cilave kanë afate zbatimi përtej vitit 2030.

Rikthimi i transportit hekurudhor shihet nga qeveria si një mënyrë për të ulur varësinë nga transporti rrugor, për të përmirësuar lëvizjen e udhëtarëve dhe mallrave dhe për të lidhur qytetet, portet dhe aeroportet përmes një rrjeti të përbashkët transporti.

Realizimi i projekteve do të varet nga sigurimi i financimit, procedurat e prokurimit dhe ecuria e punimeve, ndërsa afatet e parashikuara në strategji nuk përbëjnë ende data të konfirmuara për nisjen e shërbimit të trenave.

NGA KATEGORIA

Pritet “furtuna”/ Kush do të shkarkohet nga qeveria? Rama kryen LËVIZJEN urgjente: Sot…
AKTUALITET

“Kjo gjë do të gëzojë çdo shqiptar”/ Qeveria Rama jep LAJMIN E BUKUR: Nga 1 Janari do të…

06/11/2026
Merr fund trafiku kaotik! Vjen SUPER LAJMI për bypass-in e Elbasanit…
AKTUALITET

Merr fund trafiku kaotik! Vjen SUPER LAJMI për bypass-in e Elbasanit…

06/11/2026
Del nga SPAK/ Përse u pyete nga Prokurorët? Ja çfarë thotë Ardit Gjebrea…
AKTUALITET

Del nga SPAK/ Përse u pyete nga Prokurorët? Ja çfarë thotë Ardit Gjebrea…

06/11/2026
Aeroporti i Vlorës, ministri: Ja si do të zgjidhet situata dhe kur pritet të nisin fluturimet
AKTUALITET

Aeroporti i Vlorës, ministri: Ja si do të zgjidhet situata dhe kur pritet të nisin fluturimet

05/11/2026
LAJM I KEQ për Shqiptarët/ Rriten çmimet e karburanteve, ja sa do shitet nafta e benzina…
AKTUALITET

LAJM I KEQ për Shqiptarët/ Rriten çmimet e karburanteve, ja sa do shitet nafta e benzina…

13/10/2026
EMRI/ Zgjidhet drejtoresha e re e burgjeve! Kush është juristja, ish vartëse e Fatmir Xhafajt…
AKTUALITET

EMRI/ Zgjidhet drejtoresha e re e burgjeve! Kush është juristja, ish vartëse e Fatmir Xhafajt…

13/10/2026

LAJMET E FUNDIT:

Qeveria planifikon rikthimin e trenave drejt Vlorës dhe Pogradecit
AKTUALITET

Qeveria planifikon rikthimin e trenave drejt Vlorës dhe Pogradecit

07/11/2026
Pas dorëheqjes/ Berishës i skadon mandati pas 10 muajsh, çfarë pritet…
POLITIKË

Po iku Rama, kush do të vijë? Ja si përgjigjet Sali Berisha…

06/11/2026
Kërkoi lirinë/ LAJM I FUNDIT: Gjykata e Lartë jep vendimin “final” për Erion Veliajn
POLITIKË

Përplasja me Ramën/ Erion Veliaj publikon VIDEON: Sikur në Hënë të më çojnë, unë…

06/11/2026
Pritet “furtuna”/ Kush do të shkarkohet nga qeveria? Rama kryen LËVIZJEN urgjente: Sot…
AKTUALITET

“Kjo gjë do të gëzojë çdo shqiptar”/ Qeveria Rama jep LAJMIN E BUKUR: Nga 1 Janari do të…

06/11/2026
E preferuara e Ramës/ Kush është “Konsulentja” që do të zëvendësojë Vlora Hysenin në SHISH
TË TJERA

E preferuara e Ramës/ Kush është “Konsulentja” që do të zëvendësojë Vlora Hysenin në SHISH

06/11/2026
Kujt i del në krah? Ambasadori i Gjermanisë BEFASON me komentin për protestën e “Zvërnecit”…
EDI RAMA

Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, Rama i befason me LËVIZJEN e fundit…

06/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!