Prokurori i SPAK, Ols Dado e ka ndaluar kryebashkiakut Erion Veliaj që të zhvillojë takime me të afërmit dhe miqtë në burg.
Një vendim i cili hedh hije të tjera dyshimi mbi këtë dosje, duke përforcuar atë që thotë Erion Veliaj se “arrestimi i tij është bërë për arsye politike dhe se po trajtohet në mënyrë të pabarabartë“.
Prokurori Dado ka refuzuar të gjitha kërkesat për takime që kanë ardhur nga të afërmit dhe miqtë e kryebashkiakut. Kjo për ta takuar këtë të fundit në vendin ku ai qëndron i ndaluar, në një kohë që ndaj tij ende s’ka akuzë.
Është e paqartë se kush është arsyetimi i përdorur nga prokurori Dado, por në raste të ngjashme si ai për Ilir Metën apo Fredi Belerin, është vepruar ndryshe duke i lejuar menjëherë vizitorët.
Sot Veliaj tha se prokurori Ols Dado e ka mbyllur brenda për t’i mbyllur gojën, që të mos ballafaqohet me “faktet” dhe me gazetarët “kompetentë” që furnizohen nga prokurorët./ Marrë nga Gazeta TemA












