Avokati Genc Gjokutaj deklaron se kritikat që Rama po i bën SPAK dhe Gjykatës së Posaçme janë derivat i frikës që kryeministri ndjen, pasi Veliaj përfundoi pas hekurave.
“Erionit i ka bërë nder, e para që e ka çu në Durrës. E dyta, ju nuk e dini që deri tani është vepruar me veprën penale “shpërdorim i detyrës” që të mos ju preket pasuria. Tani shtrëngesa, duhet të kuptoni se kur plas zjarri, zjarrfikësja do shkojë dhe ky po pyet për bythen e tij. Dhe ky nuk pyet më për Partinë Socialiste, nuk e ka merakun e partisë”, u shpreh Gjokutaj A2 CNN.
Më tej, Avokati i Berishës e Metës habit të gjithë teksa ngriti dyshime për rrugëtimin politik të kryeministrit Edi Rama i cili po shkon drejt mandatit të katërt qeverisës.
“Këtë e gënjen mendja se do marrë edhe këto zgjedhje se nuk e di çfarë po ndodh. Ka një problem tjetër. Ky jalla ta mbërrijë 11 majin politikisht. Do ta shohim… Kësaj radhe raporti me ndërkombëtarët ka ndryshuar katërcipërisht”, deklaroi Gjokutaj.












