Mbetet ende e hapur shpresa për një shpërblim të fundvitit për pensionistët, pasi qeveria nuk ka marrë një vendim përfundimtar.
Gjatë një interviste, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, u pyet nëse të moshuarit do të përfitojnë një bonus të veçantë për festat e fundvitit, përveç bonusit mujor që marrin aktualisht.
Ministrja sqaroi se vendimmarrja do të bëhet gjatë muajit dhjetor dhe do të bazohet në rezultatet e fundit të buxhetit të shtetit.
“Është një tjetër vendim që ne do të marrim më tutje gjatë vitit (dhjetor) dhe do të jetë bazuar në aktin normativ që do të dalë”, deklaroi ministrja Ibrahimaj.
Në fund të vitit 2025, pensionistët u shpërblyen për festa. Ata që marrin pension mujor deri në 20.000 lekë, përfituan bonus 15.000 lekë. Ndërsa për pensionistët që marrin një pension mujor mbi 20,000 lekë, u dha shuma 10.000 lekë. Më pas, nga janari qeveria nisi skemën e bonueseve mujore për pensionistët, duke vënë në pikëpyetje nëse do të vijonte të jepte edhe bonus fundviti të veçuar.












