Sunday, May 17, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

“Plas” sherri brenda PL, shkak Tedi Blushi/ Çfarë po ndodh me partinë e Metës…

by Rilindje
26/02/2025
in POLITIKË
“Meta do të na prijë nga burgu”, Tedi Blushi: Ja sa mandate synojmë…

Partia e Lirisë dita ditës po zhytet në një krizë të thellë ku sipas të gjitha sondazheve po e pret një humbje katastrofë në zgjedhjet e “11 majit”.

Denis Hidri, një prej zyrtarëve të kësaj partie, disa herë kandidat, ka dhënë dorëheqjen dhe është tërhequr nga kjo forcë politike duke akuzuar drejtuesit e saj për katapultim të njerëzve pa kontribute në krye të partisë, pa i lënë hapësirë garës brenda strukturave.

Denis Hidri akuzon sekretarin e Përgjithshëm Tedi Blushi se është katapultuar nga rruga pa qenë i votuar asnjëherë në struktura.

“Partia e Lirisë u mbush me njerëz anonimë, pa asnjë lloj kontributi, ndërkohë që militantë të kësaj force politike, të cilët kanë dhënë shpirtin, emrin, djersën, nuk u vlerësuan, po u lanë në hije, në harresë të plotë dhe përsëri nuk u vlerësuan, për të qenë pjesë e strukturave të larta drejtuese. Njerëz që vijnë nga rruga për t’u bërë Sekretar të Përgjithshëm… Raste të përsëritura kur llojlloj njeriu, futet në sekretariate, përsëri pa asnjë lloj kontributi. “Meritokracia” si standard dhe kriter, fton për protagonizëm dhe sukses, profesionistët e lëpirjes dhe të avancimit në gjunj. Sport i vjetër, të cilin për fat nuk e njoh dhe nuk e ndaj”, shkruan Hidri në tekstin e largimit të tij nga Partia e Lirisë.

Miranda Rira, anëtare e kryesisë së PL ia mbështet mendimin.

“Shumë gjëra që ti thua qëndrojnë nuk janë arsye për të marrë një vendim te tillë, sepse ne kontratën nuk e kemi me njerezit që hyjne në parti nga oxhaku dhe dalin nga dritarja, por e kemi me Ilir Metën. Po, është e vërtetë që njerez pa asnjë kontribut, pa kaluar asnjë fushatë, asnjë rezultat, asnjë votim janë emëruar e katapultuar nderkohe që njerëz të tjerë që kanë dhënë shpirtin dhe gjithçka jo vetem që janë lënë në hije, por edhe janë përzënë me turli farë brrylash e thashethemesh. Sepse ai/ajo që është i/e paaftë, servil/e derdimen/e, pa karakter, rrëmbythje, përzë dhe lufton të aftin, nuk lufton të paaftin.E kundërta është e vërtetë, ata që janë te pregatitur, profesionistë, open minded vetëm afrojnë njerëzit, përqafojnë vlerat dhe parimet. Gjithsesi, unë mendoj se koha është treguesi më i mirë, lumi do te rrjedhe në shtratin e vet, dhe pemën pa kokrra e pa rrënjë shume shpejt e fshin era, por qëndrestarët mbeten, në kohë të mirë e në kohë të keqe”, shkruan Rira.

Duket se punët te Partia e Lirisë janë shumë më keq dy muaj para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. Me presidentin e Partisë në burg, dhe me debatet që nuk mbyllen brenda eksponentëve të mbetur në këtë parti, organizimi është një “mision i pamundur.

NGA KATEGORIA

Moti i keq në vend! Rrëshqitjet e dheut “paralizojnë” qarkullimin në aksin kryesor kombëtar…
POLITIKË

Moti i keq në vend! Rrëshqitjet e dheut “paralizojnë” qarkullimin në aksin kryesor kombëtar…

16/05/2026
Babai i ministres ndërroi jetë, Erion Braçe i bën thirrje Policisë: Korsitë e biçikletave po…
POLITIKË

Babai i ministres ndërroi jetë, Erion Braçe i bën thirrje Policisë: Korsitë e biçikletave po…

16/05/2026
LAJMI I FUNDIT/ Ndryshojnë çmimet e NAFTËS dhe BENZINËS në vend, ja vendimi i Bordit…
POLITIKË

LAJMI I FUNDIT/ Ndryshojnë çmimet e NAFTËS dhe BENZINËS në vend, ja vendimi i Bordit…

15/05/2026
Revolucioni i Berishës përfundoi/ PS e PD bashkuan votat, gazetarja zbulon prapaskenën: Pati një telefonatë mes…
POLITIKË

Revolucioni i Berishës përfundoi/ PS e PD bashkuan votat, gazetarja zbulon prapaskenën: Pati një telefonatë mes…

14/05/2026
Dalin pamjet/ Ja si duket nga brenda Aeroporti i Vlorës (VIDEO)
POLITIKË

Dalin pamjet/ Ja si duket nga brenda Aeroporti i Vlorës (VIDEO)

14/05/2026
LAJM I FUNDIT/ Apeli i Posaçëm befason të gjithë me vendimin “final” për Lefter Kokën
POLITIKË

LAJM I FUNDIT/ Apeli i Posaçëm befason të gjithë me vendimin “final” për Lefter Kokën

14/05/2026

LAJMET E FUNDIT:

Moti i keq në fundjavë/ IGJEO lëshon paralajmërimin: Rrezik për përmbytje në këto qytete…
AKTUALITET

Moti i keq në fundjavë/ IGJEO lëshon paralajmërimin: Rrezik për përmbytje në këto qytete…

16/05/2026
Mjekët amerikanë në Berat, vizita dhe medikamente falas për…
BOTA

Mjekët amerikanë në Berat, vizita dhe medikamente falas për…

16/05/2026
Vazhdon ‘furtuna’ në Polici/ Ja SHEFI i ri në krye të Rrugores në qytetin…
AKTUALITET

Vazhdon ‘furtuna’ në Polici/ Ja SHEFI i ri në krye të Rrugores në qytetin…

16/05/2026
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit Shëndetësor, ja kush emërohet në krye të institucionit
AKTUALITET

Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit Shëndetësor, ja kush emërohet në krye të institucionit

16/05/2026
Lajm i Fundit/ Ndryshojnë ÇMIMET e naftës dhe benzinës, kushton…
AKTUALITET

Lajm i Fundit/ Ndryshojnë ÇMIMET e naftës dhe benzinës, kushton…

16/05/2026
Moti i keq në vend! Rrëshqitjet e dheut “paralizojnë” qarkullimin në aksin kryesor kombëtar…
POLITIKË

Moti i keq në vend! Rrëshqitjet e dheut “paralizojnë” qarkullimin në aksin kryesor kombëtar…

16/05/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!