Është anuluar konferenca e përbashkët për shtyp mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij ukrainas Volodymyr Zelenskyy.
Pas përplasjeve të forta mes tyre në Zyrën Ovale, Donald Trump i ka kërkuar Zelenskyt të largohej nga ‘Shtëpia e Bardhë’ dhe mund të rikthehej vetëm kur të jetë gati për PAQE.
“Nuk ke ushtarë mjaftueshëm, nuk na thua dot armëpushim apo jo. Ju jeni duke luajtur bixhoz me Luftën e Tretë Botërore, nuk keni letra në dorë. Të dhashë forcë të jesh i ashpër. Nuk mendoj se do të ishe i ashpër pa SHBA-në. Njerëzit tuaj janë shumë të guximshëm, por ose bëni një marrëveshje ose ne jemi jashtë. Nëse ne ikim, ju do të luftoni, por nuk i keni kartat. Unë kam vendosur që presidenti Zelensky nuk është gati për paqe nëse përfshihet Amerika, sepse ai mendon se përfshirja jonë i jep atij një avantazh të madh në negociata. Nuk dua avantazhe, dua PAQE. Ai nuk i respektoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Zyrën e tyre të dashur Ovale. Ai mund të kthehet në Shtepine e Bardhë kur të jetë gati për paqe”, tha Trump.












