Është hapur testamenti që la para se të vdiste Kryepeshkopi Anastas Janullatos.
Një gjest shembullor pasi në testamentin e Janullatos thuhet se të gjitha depozitat e tij financiare ia fal Kishës së Shqipërisë.
“Falenderoj Kishen e Shqipërisë per dashurinë dhe përkushtimin e tyre të përzemërt. Depozitat e mia financiare si kryepeskop i përkasin Kishes se Shqipërisë. I lutem ekzekutuesve të testamentit tim që gjysma e shumës së këtyre depozitave të perdoret për përfundimin e katedrales Ngjallja e Krishtit në Tiranë. Ndërsa gjysma tjetër të ruhet dhe të përdoret në menyrë të pershtatshme duke siguruar që të ardhurat nga këto investime të përdoren në mbështetjen e pagave të klerikëve dhe për zhvilimin e programeve rinore të kishës së Shqipërisë”, thuhet në testamentin e Kryepeshkopit të ndjerë.












