Hysen Kadiu është kandidati surprizë që renditur i pari në “Primaret” e PD për qarkun e Tiranës, duke marrë më shumë vota.
Një numër i konsiderueshëm i mbështetjes për të ka ardhur nga demokratët e Kavajës dhe Rrogozhinës, atje ku ishte pjesë e këtij qarku.
I dyti është renditur Koordinatori Politik për Tiranën, Klevis Balliu (Çuni i Fahri Balliut) i cili njihet nga të gjuthë si një “besnik” i Sali Berishës. Ndërsa i treti, anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari.
Renditja përfundimtare në qarkun e Tiranës pas votimit është:
1.Hysen Kadiu
2.Klevis Balliu
3.Grigels Muçollari
4.Ilir Alimehmeti
Rezultati i lartë në këtë raund votimesh brenda partiake tregon mbështetjen që disa kandidatë kanë në bazë, edhe pse nuk janë shumë të njohur publikisht.












