Apeli i Gjykatës së Posaçme ka caktuar datën 11 mars për shqyrtimin e ankimit të masës së sigurisë ndaj Erion Veliajt.
Kryebashkiaku i Tiranës kërkon lirimin nga qelia në prag të zgjedhjeve të “11 Majit”, ndërsa gjyqtar i kësaj çështje sipas shortit është caktuar Engert Pëllumbi.
Veliaj ka dorëzuar nëpërmjet avokatëve të tij kërkesën për rrëzimin e masës së sigurisë “arrest me burg” të lënë në fuqi nga GJKKO më 12 shkurt.
Gjithashtu gjyqtar i Apelit Engert Pëllumbi ka në dorë edhe “fatin” e 4 biznesmenëve të dosjes “Veliaj”: Elman Abule, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi për ndryshimin e masave të sigurisë.
Kujtojmë se rreth 3 vite më parë trupa gjykuese e kryesuar nga Engert Pëllumbi dhe anëtare Igerta Hysi dhe Florian Kalaja dënuan me burg ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin.












