Deputeti i PS, Petro Koçi ka njoftuar se është tërhequr nga gara për zgjedhjet e “11 Majit”.
Petro Koçi është deputeti i parë socialist i cili deklaron se nuk do të jetë në garën për kandidatë të Partisë Socialiste, pas paralajmërimit nga kryeministri Edi Rama se asnjë nga burrat që kishin pasur më herët mandat apo kanë aktualisht mandat deputeti nuk do të jenë në listën e mbyllur, por do duhet të garojnë në listën e hapur.
Koçi ka sqaruar arsyet e këtij vendimi, duke theksuar se tërheqja nga gara nuk e bën për paburrëri politike apo frike dështimi personal, por sepse thotë se është i vetmi që nuk ka mundësinë e startit në kushte të barabarta.
“Unë nuk do të jem në listën përfaqësuese te kandidaturave për deputete, jo për ndonjë paburrëri politike, frike dështimi personal apo braktisje te shpirtit te solidaritetit, por sepse ndryshe nga te gjithë ju jam i vetmi qe nuk kam shansin e startit në kushte të barabarta sepse nuk kam në ngarkim një zonë përgjegjësie politike elektorale”, thekson ndër të tjera deputeti Koçi.












