Në Apelin e GJKKO zhvillohet seanca e ankimit të Erion Veliajt, i cili kërkon lirimin nga qelia.
Avokati i kryetarit të bashkisë, Ermir Beta ka kërkuar që masa ndaj Erion Veliajt të shfuqizohet pasi kryebashkiaku nuk ka asnjë rrezik të prishë provat apo t’i dëmtojë ato si dhe as të intimidojë dëshmitarët.
Burime nga brenda seancës bëjnë me dije se avokati i Veliajt, Ermir Beta është duke bërë parashtrimet dhe duke këmbëngulur që kjo masë sigurie të shfuqizohet dhe se Veliajt t’i jepet mundësia të dalë nga paraburgimi.
Ankimimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, i cili u arrestua më 10 shkurt, e shqyrton gjyqtari Engert Pëllumbi, i cili njihet si gjyqtari që dënoi me burg ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.












