Sondazhi i “Euronews Albania” ka zhvilluar matjen e dytë zgjedhore gjatë periudhës 15-25 Shkurt 2025. Sërish metodologjia e përdorur dhe kampioni ka qenë i njëjtë, 1600 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e vendit, ballë për ballë.
Pyetja më e rëndësishme politike në matjet e Barometrit për zgjedhjet e 11 Majit është: Për cilën parti do të votonit nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot? Përgjigjet tregojnë se: 39.1% e qytetarëve do të votonin Partinë Socialiste, 27.8% e tyre do të votonin Partinë Demokratike.
Dhe me radhë si më poshtë, 5.1% e qytetarëve do të votonin “Shqipëria Bëhet, 3.9% “Partia Mundësia” 2% “Lëvizja Bashkë”, 1.4% Partia e Lirisë, 1.7 parti të tjera. Ndërkohë 19% e qytetarëve janë të pavendosur për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje.
》Shikoni tabelën më poshtë si do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet zhvillohen sot:













