Në një takim me kandidatët për deputetë të PS-së në Tiranë, kryeministri Edi Rama është shprehur se PS-ja është e hapur për të gjithë dhe nuk ka limite.
Më tej, Rama u shpreh se PS-ja ia ka dhënë mundësinë edhe ballistëve dhe këtu foli për Halit Valterin që ishte në sallë, i cili është një nga kandidatët e mazhorancës për deputet.
“PS ua ka dhënë të gjithëve mundësinë, madje edhe ballistëve që të shohin nga ne. Kemi një ballist këtu, Halit Valterin, që kur na njohu nuk na u nda më. Në fillim vinte afër nesh nga inati i atyre, por pak nga pak kuptoi se nuk është çështje inati ardhja tek ne. Për ta është shansi i fundit për të dalë nga këneta. Kur të hyjmë në BE fjala Ballë Kombëtar do të jetë thjesht histori. Halit, shko atje dhe thuaj të vijnë këtu se ngelën përfundimisht në kënetë. Hudhër më të mirë sesa të kesh një ballist në fasadë nuk ka”, tha Rama.












