“Euronews Albania” ka zhvilluar një tjetër sondazh në prag të zgjedhjeve të “11 Majit”.
Sërish metodologjia e përdorur dhe kampioni ka qenë i njëjtë, 1600 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e vendit, ballë për ballë.
》Pavarësisht se kë do të votoni ose jo, cila parti mendoni ju se do të fitojë zgjedhjet?
Kësaj pyetje qendrore politike për zgjedhjet, 61.1% e qytetarëve parashikojnë se zgjedhjet do të fitohen nga PS. Ndërkohë 20.7% e të pyeturve parashikojnë se zgjedhjet do t’i fitojë PD, 3.7% parashikojnë se do t’i fitojë Shqipëria Bëhet, 1.2% mendojnë se do t’i fitojë Partia Mundësia dhe 1.2 % parashikojnë si fituese Lëvizja Bashkë.













