KQZ ka miratuar fondin për fushatën e partive politike që do të garojnë për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Në total janë alokuar 1.3 milion euro, ku pjesën më të madhe të “tortës” e merr Partia Socialiste me 65 milionë lekë të reja, ndërsa PD e Sali Berishës merr 44 milionë lekë të reja.
9 milionë lekë shkojnë për Partinë e Lirisë të Ilir Metës, i cili tashmë ka nisur të bëjë fushatë nga “burgu 313”, ku ndodhet prej disa muajsh. Për Partinë Socialdemokrate të Tom Doshit janë vënë në dispozicion 3 milionë lekë te reja ndërsa 2.6 milionë për Partinë Republikane të Fatmir Mediut.
Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) e Shpëtim Idrizit merr 1.7 milion lekë. Për katër partitë LZHK e Dashamir Shehit, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Partia Agrare Ambjentaliste (PAA) e Agron Dukës, dhe Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) kanë marre 896 mijë lekë secila. Nisma Thurje ka marrë 869 mijë lekë te reja.












