Është ndarë nga jeta sot gazetari i njohur sportiv, Saimir Demi i cili prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.
Për ikjen para kohe të Saimir Demit (vëllai i Enkel Demit) ka shkruar edhe kolegu i tij, Defrim Methasani.
“Telefonata e fundit mu duk pesimiste, por kurrë se besoja ikjen kaq shpejt të tij. Saimir Demi do të na mungojë nga sot, duke na lënë pas pikëllimin helm, që na iku nxitimthi, vetëm 57 vjeç. RTSH Sport është në zi, ashtu si familja Demi dhe familja e gazetarëve sportiv. Sëmundja e rëndë e rrëzoi njeriun që e donte kaq shumë jetën, ndërsa po kaq e donte dhe çdokush që e njohu dhe punoi me të. Ngushëllime familjes, nënës së tij fisnike, bashkëshortes Albanës që bëri gjithçka për jetën e tij, vëllait të shtrenjtë Kel Demi që ishte pranë tij në çdo moment. U prehsh në paqe mik! “, shkruan Methasani.
Stafi “Rilindje.net” i shpreh ngushëllimet familjes së gazetarit Saimir Demi.












