Avokati Spartak Ngjela ironizoi Sali Berishën në lidhje me Chris LaCivita, duke theksuar se po e shet si amerikanizëm një person të zakonshëm që nuk përfaqëson Uashingtonin zyrtar.
Ngjela tha se Chris LaCivita përfaqëson një subjekt privat që kontraktohet për fushata dhe vetëm kaq, teksa PD-ja sipas tij gënjen për akuzën se PS i ka vjedhur programin. Për Ngjelën, Rama i ka të fituara zgjedhjet sepse opozita ka në krye Sali Berishën, një politikan i shpallur “non grata” nga SHBA.
“Berisha ka shkuar ka marrë LaCivita dhe na thotë se jam me Amerikën. Janë nonsense këto, kjo ka qenë fushata e Berishës gjithë jetën, nonsens dhe mashtrim. Nuk ka vota ai. Duhet të largohet që t’i japë PD-së mundësinë për të ardhur në pushtet, nuk vjen dot në pushtet. Është non grata në Amerikë, nuk mund të vijë kurrë në pushtet, si mund të jetë kryeministër i Shqipërisë një njeri që është non grata në Amerikë. Ka marrë fund, është non grata në SHBA, si do fitojë zgjedhjet?”, tha Ngjela për Report TV.












