Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun Vlorë, Bledi Çuçi thotë se PS ka mundësi që të marrë 9 mandate deputetësh në këtë qark.
Sipas tij, zgjedhje e 11 majit do të nxjerrin qeverinë që do të firmosë anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Deklaratat Çuçi i bëri gjatë një takimi me simpatizantë dhe anëtarë të PS-së në Rajonin 2 të qytetit të Vlorës.
“Janë të gjitha rrethanat për ta kthyer në një rezultat historik. Kemi rikthimin e Damianit i cili ka drejtuar në mënyrë të shkëlqyer qarkun e Vlorës më shumë se 6 vite dhe ka udhëhequr dy beteja shumë të suksesshme për Partinë Socialiste. Sot kemi mundësinë historike për të bërë një tjetër rezultat historik për të marrë mandatin e nëntë. Janë zgjedhjet që do të nxjerrin qeverinë që do të firmosë anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, tha Çuçi.
Qarku Vlorë dërgon në Kuvend 12 mandate deputetësh, ndërsa në zgjedhjet e shkuara parlamentare PS fitoi 8 mandate.












