Një javë para nisjes së fushatës elektorale do të vijë në Shqipëri Chris LaCivita, i cili do të drejtojë ekipin e Partisë Demokratike.
Lajmin e ka bërë të ditur, Edit Harxhi, kandidate e PD per deputete, e cila tha se LaCivita do të qëndrojë në Shqipëri gjitha të gjithë fushatës elektorale por pa zbuluar detaje sa është paguar amerikani për këtë shërbim.
Po ashtu, ajo paralajmëroi se me ardhjen e tij do të ketë surpriza dhe zhvillime të bujshme politike.
“LaCivita do të drejtojë fushatën gjatë gjithë kohës këtu në Shqipëri. Do të qëndrojë në Tiranë. Do të jetë këtu gjatë gjithë kohës. Ai do të jetë personi që do drejtojë fushatën, do jetë në hapjen e fushatës dhe do të jetë edhe në prezantimin e programit elektoral në datën 12. Me ardhjen e tij mund të ketë edhe ndonjë surprizë, do ketë zhvillime te bujshme, interesante politike që do të ndriçojnë rrugën e fitores së PD”, tha Edit Harxhi.












