Saturday, July 11, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Kontrolle në zyrën e Fatmir Xhafajt dhe i sekuestruan laptopin? Vjen reagimi i fortë i ish-ministrit…

by Rilindje
07/04/2025
in POLITIKË
Kontrolle në zyrën e Fatmir Xhafajt dhe i sekuestruan laptopin? Vjen reagimi i fortë i ish-ministrit…

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka hedhur poshtë aludimet që lidhen me kontroll zyre, sekuestrim laptopi e dokumentesh apo insinuatat për ndërhyrjen e paligjshme në postën elektronike të prokurorëve të SPAK.

Xhafaj i cilëson këto lajme si të pavërteta dhe pjesë të një fushate të mirëorganizuar shpifjesh kundër tij.

Xhafaj shton se sulmet ndaj tij janë tregues i dobësisë së atyre që i orkestrojnë dhe paralajmëron se të gjithë do të përballen me forcën e ligjit dhe të vërtetës.

“Kam ndjekur kohët e fundit një seri raportimesh në media, plot me të pavërteta, insinuata dhe aludime nga gojë të shthurura e gjuhë të zgjidhura politikanësh apo pseudo-analistësh, që kanë për qëllim veç të përbaltin figurën time. Ashiqare ngjan me një fushatë të orkestruar sulmesh, njësoj siç kanë bërë edhe më parë. Sulme të tilla janë veçse pasqyra e dobësisë se atyre që i gatuajnë, kuzhinierët pa din e iman të çorbës së vjetër e të prishur që i serviret publikut nëpër kanale e portale. Mediat që shpërndajnë këto trillime janë shembull i pasqyrave të thyera që nxijnë e deformojnë realitetin për interesa okulte.

ASGJË NUK ËSHTË E VËRTETË nga ato çfarë është thënë kohët e fundit për personin tim, për gjoja kontroll të zyrës, sekuestrim laptopi e dokumentesh apo insinuatat monstruoze për lidhje me ndërhyrjen e paligjshme në postën elektronike të prokurorëve të SPAK. Gjithçka nga këto është një thes gënjeshtrash, sajesa të ulëta të gatuara për motive qëllimkëqia, nga njerëz të paskrupullt moralisht! Unë i hedh poshtë me përbuzje dhe neveri. Jam i sigurtë se në momentin e përshtatshëm do të përballen me forcën e të vërtetës dhe ligjit si ata që i kanë nxitur edhe ata që kanë marrë përsipër të përdoren në këtë fushatë të pisët shpifjeje e intrigash publike”, shkruan ndër të tjera Xhafa.

NGA KATEGORIA

Ftoi protestuesit ta qëllojnë me vezë/ Koçeku: Nëse të bëhet pak pis kostumi…
POLITIKË

Ftoi protestuesit ta qëllojnë me vezë/ Koçeku: Nëse të bëhet pak pis kostumi…

10/07/2026
“SPAK të zëvendësojë Ilir Metën me Edi Ramën”/ Kryemadhi sqaron sekuestrimin e….
POLITIKË

“SPAK të zëvendësojë Ilir Metën me Edi Ramën”/ Kryemadhi sqaron sekuestrimin e….

10/07/2026
“Mos u tall me popullin”/ Erion Braçe “sherr” me demokratin: O hajvan…
POLITIKË

Erion Braçe jep ALARMIN: Javën tjetër, nafta do të shkojë…

10/07/2026
Koçeku tregon me kë “u konsultua”: Më çuan njerëz te shtëpia kur ika nga PS, Edi Rama më ka shkruar…
POLITIKË

Koçeku tregon me kë “u konsultua”: Më çuan njerëz te shtëpia kur ika nga PS, Edi Rama më ka shkruar…

10/07/2026
Pas “divorcit” me Ramën/ Marjana Koçeku befason të gjithë: Vota ime në Kuvend do të shkojë për…
POLITIKË

Pas “divorcit” me Ramën/ Marjana Koçeku befason të gjithë: Vota ime në Kuvend do të shkojë për…

09/07/2026
Cakranit “i dha divorcin”! Ja kush ZGJIDHET avokati i ri i Ilir Metës…
POLITIKË

Cakranit “i dha divorcin”! Ja kush ZGJIDHET avokati i ri i Ilir Metës…

09/07/2026

LAJMET E FUNDIT:

Kryeministri Edi Rama thërret me URGJENCË Prokurorinë, zbulohet LËVIZJA e fundit…
EDI RAMA

Kryeministri Edi Rama thërret me URGJENCË Prokurorinë, zbulohet LËVIZJA e fundit…

11/07/2026
Aktivisti zbulon gafën e Kanye West, këngëtari s’e ka idenë se ku do këndojë. Ngatërron Shqipërinë me…
SHOWBIZ

Aktivisti zbulon gafën e Kanye West, këngëtari s’e ka idenë se ku do këndojë. Ngatërron Shqipërinë me…

11/07/2026
Historia e PAZAKONTË në Sarandë/ Turistja angleze paguan gabimisht 100 mijë lekë, stafi i hotelit…
BOTA

Historia e PAZAKONTË në Sarandë/ Turistja angleze paguan gabimisht 100 mijë lekë, stafi i hotelit…

11/07/2026
Ndër reperët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Kanye West mbërrin në Tiranë/ Shiko momentin kur…
SHOWBIZ

Ndër reperët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Kanye West mbërrin në Tiranë/ Shiko momentin kur…

11/07/2026
Edi Rama u përgjigjet kritikëve: Është gjynah që rrimë e flasim për 4 miliardë lekë për një natë…
EDI RAMA

Edi Rama u përgjigjet kritikëve: Është gjynah që rrimë e flasim për 4 miliardë lekë për një natë…

11/07/2026
“U godit pabesisht nga terrori!”/ Rama e nis ndryshe mëngjesin e sotëm…
EDI RAMA

“U godit pabesisht nga terrori!”/ Rama e nis ndryshe mëngjesin e sotëm…

11/07/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!