Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë në Milano një takim tjetër me shqiptarët e Italisë më 13 prill.
Mitingu i Ramës me emigrantët do të mbahet në Milano në Centro Congressi në orën 15:00.
“Me shqiptarët e Italisë, Milano, 13 prill 2025, 15:00. Centro Congressi, MalpensaFiere, Via XI settembre 16, Busto Arsizio (VA)”, shkruan Rama.
Partia Socialiste ka vendosur që çelja zyrtare e fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të zhvillohet më 12 prill, në sheshin “Skënderbej”. Nga njoftimi i Ramës bie në sy simbolika e numri 12, që mesa duket kryeministri do ta ketë në qendër të fushatës duke e lidhur me anëtarësimin e Shqipërisë në BE.












