Fermerët që aplikojnë për përfitimin e naftës për punimet bujqësore do të përballen me më pak barriera burokratike duke thjeshtuar dokumentacionin që duhet të ngarkohet në sistem gjatë aplikimit.
Sipas ndryshimeve në Fletoren Zyrtare, dokumentet që kërkohen varen nga statusi i pronësisë apo përdorimit të tokës, si dhe regjistrimi i saj në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK). Skemat janë të ndara sipas katër situatave kryesore:
Nëse aplikanti është pronar i tokës në emrin e tij dhe ka certifikatë pronësie, duhet të dorëzojë: Certifikatën e pronësisë, Kartelën e pasurisë, Hartën treguese të ngastrës.
Për ata që kanë Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP) në emër të tyre si përfaqësues të familjes bujqësore, kërkohet vetëm dorëzimi i AMTP-së.
Në udhëzimin e mëparshëm për këtë kategori fermerëve iu kërkohej të dorëzonin edhe fragmentin apo skicën e hartës kadastrale ose planvendosje e vërtetuar nga Drejtoria e Administrimit të Tokës (DAMT) ose Njësia Administrative.
Për rastet kur toka bujqësore është marrë me qira apo huapërdorje: Kontratë qiraje ose huapërdorjeje, Dokument i ligjshëm i firmosur nga palët, Dokumentet përkatëse të pronësisë së tokës.
Këto ndryshime synojnë të përshpejtojnë përfitimin e naftës dhe të ulin kostot e aplikimit për fermerët që shpesh janë përballur dhe me vonesa administrative. Formulari i aplikimit plotësohet online nëpërmjet e-Albania. Aplikimet për përfitimin e naftës në bujqësi, përfshirë edhe 7 masat e tjera të skemave të mbështetjes në bujqësi do të zgjasin deri në 30 Maj 2025.












