Është publikuar sondazhi i dytë i realizuar nga kompania e njohur amerikane “McLaughlin and Asociated”, e cila vjen për herë të parë në Shqipëri nga Top Channel.
Pyetja: Nëse sot do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare, për cilën parti do të votonit?
Partia Socialiste ka një avantazh të thellë krahasuar me opozitën ku 48.9% e qytetarëve do t’i besonin Edi Ramës. Sipas sondazhit amerikan, PD-ja e Sali Berishës do të merrte 34.4% të votave.
Partia Mundësia e Agron Shehaj renditej e treta me 5% të votave, ndjekur nga Shqipëria Bëhet e Alapajt me 4.2% të votave. Ja rezultatet e sondazhit amerikan:













