Një vend të vogël si ky i yni, me popullsinë që po i vjen gjithnjë e në rënie, kryeministri Edi Rama, premton se do e mbushë plot me aeroporte.
Rama nuk ndalet vetëm me aeroportin e Vlorës, por kreu i qeverise ka premtuar edhe një aeroport në Gjirokastër ku tha se fluturimet e para do të ndodhin në vitin 2030.
“Tani më është shumë e qartë, si dhe pse deri në fund të kësaj dekade niveli i ekonomisë vendore në këtë qark do të rritet në mënyrë te ndjeshme nga turizmi. Aeroporti i Gjirokastrës që është funksional për aktivitetet sportive, ka rezultar që të jetë pika më ideale për të bërë aeroportin turistik të jugut. Duke pasur këtë lidhje të shpejtë mes Gjirokstraës dhe bregdetit rezulton nga ekspertiza ndërkombëtarë që pika më ideale për të ndërtuar aeroportinë është Gjirokstra dhe projekti, koncepti i përgjithshëm është gati. Kemi shumë besim, nuk është aeroport i madh si Vlora, por është aeroport turistik, sezonal dhe kemi shumë besim që në Shqipërinë 2030 do të ketë fluturime që ulen dhe ngrihen nga aeroporti i Gjirokastrës”, tha Rama.












