Ka filluar numrimi i kutive të para të votimit.
Siç raportohet kutitë e para të numëruara në Vorë, kanë nxjerrë fituese Partinë Socialiste. PS ka marrë 222 vota në kutinë e parë, ndërsa PD 73 vota.
Gjithashtu shumë shpejt pritet të mësohet dhe rezultati për kutitë e tjera.
Ndërkohë pak më herët Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, bëri me dije se rezultati final për Vorën dhe njësinë 10 në Tiranë do të bëhet me dije mëngjesin e nesërm.












