Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Kavajës, ku koalicioni i PD në mënyrë surprizuese ka dalë forcë e parë.
Pas numërimit të votave, koalicioni i PD u rendit e para me 10,626 vota ose 53.75 %.
Partia Socialiste ka dalë forcë e dytë në Kavajë me 7727 vota ose 39.08 %. E treta renditet Partia Socialdemokrate me 384 vota ose 1.94 %.
● Rezultatet sipas partive pjesëmarrëse në zgjedhje:
》Partia Socialiste – 7,727 vota – 39.08 %
》Koalicioni Partia Demokratike – 10,626 vota – 53.75%
》Partia Mundësia – 357 vota – 1.81%
》Koalicioni Shqipëria Bëhet – 279 vota – 1.41 %
》Lëvizja Bashkë – 206 vota – 1.04%
》Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 94 vota – 0.48 %












