Gazment Bardhi shfaqet i dorëzuar pasi PD shënoi një humbje katastrofë në zgjedhjet e “11 Majit”.
Gazment Bardhi justifikohet për humbjen duke thënë se kishte përballë një bandë qeveritarësh.
“Në qarkun e Fierit, ne ishim njerëzit e lirë përballë një bande ministrash dhe drejtorësh të korruptuar, që përdorën shtetin dhe krimin e organizuar për të ruajtur pushtetin. Ju falenderoj me zemër për qendresën dhe besimin! Një falenderim të veçantë për strukturat e Partisë Demokratike, komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit e palodhur! Ne do të qendrojmë së bashku të panënshtruar sepse Shqipëria ka nevojë për njerëz të lirë!”, shkruan nder te tjera Bardhi.












