Gazetari Nikoll Lesi i ftuar në podcastin “Të Pashoq” foli sa i takon ndërhyrjes së SPAK për të goditur fenomenin e blerjes së votës.
Lesi paralajmëroi se SPAK ka mbajtur shënim disa emra dhe theksoi se së shpejti një emër shumë i njohur do të bëhet “kurban”.
“Unë mendoj që SPAK ka mbledhur fakte, ka nxjerrë disa indice, disa arrestim në Kukës, në Fier në Shkodër kontrolle, por do të vazhdojë përsëri. Unë e di me informacionet e mia të pranueshme të kufizuar, që do të ketë pak spektakël në ditët në vazhdim. Sepse kanë mbledh dosje incizime. Nga të gjitha kampet besoj që do të ketë ngjarje. Di që SPAK do të bëjë shembull një ‘X’ që të mos guxojë njeri më në zgjedhjet e tjera që të shpërndajë para. Di që behët që nëse pasnesër të kthehet frika dhe të bëhet ligj”, tha Nikoll Lesi.












