Sali Berisha nuk e di se kur mund të udhëtojë drejt SHBA, por paralajmëroi se së shpejti do ketë zgjedhje të parakohshme në Shqipëri.
“Procesi i mbrojtjes së votës është rrugë e përcaktuar, ka institucione. Nuk presim, por bëjmë raportin tonë për ta furnizuar me faktet tona, ia dërgojmë kancelarive në gjithë botën. Ka shkelur çdo llojë rregulli në këto zgjedhje. Efekti i denoncimeve do jetë mbështetje që Shqipëria të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Të parakohshme sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Berisha për News24.
》Pyetje: Mendoni se do ketë zgjedhje të parakoshshme?
》Përgjigjet Berisha: “Po, detyrimisht do të zhviplohen zgjedhje te parakohshme. Këto zgjedhje nuk mund të njihen. Ose pranojmë sistemin Putin, sistemin farsë që është instaluar”.












