Botuesi Nikollë Lesi deklaroi se Sali Berisha ishte problemi kryesor i humbjes katastrofë që pësoi PD-ja në zgjedhjet e 11 majit.
Sipas Lesit, Berisha duhet të jepte dorëheqjen për t’i lënë vendin emrave të rinj si Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku.
“Problemi në këto zgjedhje për mua ishte PD ose doktor Berisha. Në këto zgjedhje ishte problem Berisha. Kur themi PD themi Berisha. Tha prerë që nuk do futemi në zgjedhje pa qeveri teknike. Hyri në zgjedhje. Nuk duhej kurrsesi, duhej një figurë që të mos ishte fare as ish-deputet apo ish-ministër. Ishte një Berishë tjetër në 2004, krijoi besim, figurë. Kishte frymë, ketë herë nuk kishin besim njerëz. Pra, problemi është doktori. Doktori për mua, që nuk do e japë dorëheqjen, duhet të ikte. Ka sa të duash emra të rinj. Ke Ilir Alimehmetin, Jorida Tabakun. I sollën një frymë të re PD”, u shpreh Lesi.












