Sali Berisha, është shprehur se PD ka në dorë laptopin e patronazhistëve të PS-së.
Komentet Berisha i bëri përmes një deklarate për mediat, ku tha se aty zbulohet veprimtaria kriminale në zgjedhjet e 11 majit.
“Padi ndaj Celibashit, ai që e ka autorizuar këtë. Po, po, jemi plot dokumente ne. Laptopi flet shumë. Po, po, shkoni në filan vend, merrni në filan vend, fola me spedicierin, i kemi të gjitha, do dalin këto, do shihni çfarë procesi ka qenë. Dhe ata që përpiqen t’u imponojnë shqiptarëve një proces të tillë, unë mendoj se gabojnë rëndë. Kjo nuk imponohet më. Jo çdo gjë mund të them unë. Po i sinqertë me ju, ato që do paraqiten para jush, do jenë edhe nga laptopët e tyre. Faji i tyre, jo i joni. Kanë zhvilluar veprimtari kriminale me laptop. Laptopi është mjet krimi për ta”, tha Berisha.












