Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka kërkuar në gjykatën e Fierit lirim të parakohshëm.
Argumenti kryesor i Salianjit për lirimin e tij, është se ai ka shlyer pjesën më të madhe të dënimit të tij.
Kjo është e disata tentativë e Salianjit për lirimin e tij, teksa në mars të këtij viti, Gjykata e Lartë i rrëzoi rekursin e demokratit, i cili kërkonte rrëzimin e vendimit të 27 shtatorit 2024 dhe fitimin e lirisë.
Salianji është shprehur më herët se nuk do të ndalet për të fituar drejtësinë e tij, e se çështjen do e ezaurojë në çdo shkallë të drejtësisë, e deri në Stasburg.
Prokuroria e Tiranës e akuzoi ish-deputetin për kallëzim të rremë ndaj vëllait të ish-ministrit socialist, Fatmir Xhafaj.












