Fillimi i stinës së verës po sjell edhe kapriço të motit ku Tirana po përjeton rritje të ndjeshme të temperaturave, kurse Dibra përshihet nga moti i keq.
Reshje shiu, erë e fortë dhe breshër kanë përfshirë Dibrën, duke shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve.
Segmenti Sofraçan–Shupenzë i Rrugës së Arbrit është bllokuar përkohësisht, pasi era e fortë ka rrëzuar pemë mbi rrugë, duke e bërë të vështirë lëvizjen e automjeteve.
Rruga është bllokuar nga pemët e rrëzuara nga era, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë detyruar të ndalojnë për shkak të bllokimit të segmetiti rrugor.












