Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën “arrest në burg” për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Kryebashkiaku përmes avokatëve të tij, ka kërkuar një masë më të butë sigurie, duke ofruar si alternativë një garanci pasurore, pa përcaktuar një shumë të saktë.
Më 22 Maj, SPAK rëndoi pozitat penale të çiftit Veliaj-Xoxa, pasi i shtoi një akuzë të re, si dhe i sekuestroi edhe një tjetër apartament, e cila dyshohet si pasuri e fshehur e tyre.
Veliaj po hetohet nga SPAK për korrupsion pasiv në 9 episode dhe pastrim parash. Ai u arrestua më 10 shkurt të këtij viti me urdhër të SPAK dhe që prej asaj kohe ka kërkuar disa herë lirimin nga paraburgimi, por pa sukses.












