Shqipëria përballet sonte në orën 20:45 në transfertë ndaj Letonisë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026.
Sylvinho, në krahasim nga sfida me Serbinë ka bërë 3 ndryshime në formacion. Në mbrojtje, kushtëzuar nga mungesat e Gjimshitit dhe Ajetit, nga minuta e parë do ta nisin Ismajli dhe Kumbulla. Një surprizë nga Sylvinho është aktivizimi i Ivan Balliut ndërsa Elseid Hysaj ulet në stol.
SHQIPËRIA (4-3-3): Strakosha, Ismajli, Kumbulla, Balliu, Mitaj, Shehu, Asllani, Laçi, Hoxha, Broja, Manaj.













