Të gjithë punonjësit që i përkasin besimit mysliman mund të përfitojnë të drejtën të përfitojnë dy orë pushim gjatë mesditës ditën e premte, për të kryer faljen e namazit të xhumasë.
Ditën e djeshme në Kuvend është prezantuar një nismë një nismë që parashikon disa ndryshime në Kodin e Punës për të respektuar të drejtat fetare të punonjësve myslimanë.
Sipas këtij propozimi, punëmarrësit që i përkasin besimit mysliman do të kenë të drejtën të shkëputen nga puna për të kryer faljet ditore dhe veçanërisht, të kenë dy orë pushim çdo të premte për faljen e namazit të xhumasë.
Në komisionet parlamentare, u diskutua edhe detyrimi që u vendoset punëdhënësve për të ofruar hapësira për falje në rast se kanë më shumë se 50 punonjës të besimit mysliman.
Megjithatë, disa deputetë shprehën shqetësime për mundësinë e abuzimeve. Deputetja socialiste Milva Ikonomi kujtoi se Kushtetuta shqiptare e përcakton qartë Shqipërinë si shtet laik, duke theksuar se shteti nuk duhet të ndërhyjë në çështjet e besimit fetar.












