Prokuroria e SPAK-ut do të paraqesë sot raportin dymujor për hetimet ndaj Erion Veliajt ku seanca gjyqësore ndaj Kryebashkiakut të Tiranës do të zhvillohet në orën 11:30.
Gjatë seancës pritet që SPAK të paraqesë informacionin dy mujor lidhur me hetimet për kryebashkiakun, i cili ndodhet në qeli prej datës 10 Shkurt nën akuzat për korrupsion dhe pastrim parash.
Në përfundim të raportimit në seancën që do të zhvillohet të martën, SPAK pritet të shprehet nëse masa e sigurisë “arrest me burg” duhet të mbetet në fuqi apo mund të zbutet.
Avokati i Veliajt, Ermir Beta ka deklaruar se do të shqyrtojë mundësinë për të kërkuar lehtësim të masës së sigurisë, në varësi të përmbajtjes së veprimeve hetimore që do t’i paraqiten në GJKKO.












