KQZ ka publikuar rezultatet nga procesi i rinumërimit të votave në qarkun e Tiranës. Sipas shifrave të deritanishme, Partia Socialiste humbet 38 vota nga rinumërimi, ndërsa koalicionit të PD-së i hiqen 11 vota.
● Rezultatet e deritanishme:
》PS me 11 maj doli me 6472 vota, ndërsa nga rinumërimi rezultojne 6434 vota, pra 38 vota më pak (një shifër e ulët) e cila konsiderohet gabim njerezor.
》PD më 11 maj kishte 7412 vota, ndërsa rinumërimi e nxori me 7401 vota, që do të thotë 11 vota më pak.
》Koalicioni Euroatlantik fiton 2 vota, nga 442 që kishte më 11 maj, nga rinumërimi doli me 444 vota.
》Partia Mundësia fiton 2 vota, nga 471 që kishte nga numërimi i parë, në 473 vota në numërimin e dytë.












