GJKKO ka shpallur fajtor deputetin e PD-së, Qani Xhafa për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Togat e zeza pranuan kërkesën e SPAK për dënimin e tij me 9 muaj burg, por iu ul në 6 muaj pasi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar.
Ky dënim përfundimisht iu konvertua në 900 mijë lekë gjobë, pagesë e cila duhet të kryhet brenda nje afati 10 ditor pasi vendimi të marrë formë të prerë.
Deputeti demokrat u përfshi në një aksident në Elbasan, teksa ishte i dehur u përplas me një shtyllë të ndriçimit rrugor.












