Një tjetër lëkundje sizmike është regjistruar në Shqipërinë e Mesme.
Rreth orës 14:21 është ndjerë një tërmet me magnitudë 3.3 të shkallës Rihter, me epiqendër rreth 11 kilometra në veriperëndim të Tiranës.
Tërmeti ka pasur një thellësi prej 10 kilometrash dhe është klasifikuar si një prej paslëkundjeve të tërmetit më të fortë me magnitudë 4.4 Rihter, i cili goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës.
Lëkundja është ndjerë lehtë në Tiranë dhe zonat përreth, por nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.












