Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së martë, duke sjellë mot të kthjellët dhe me diell në të gjithë territorin.
Sipas parashikimeve meteorologjike, vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare, kryesisht përgjatë relievit malor në orët e mesditës dhe pasdites. Temperaturat pritet të jenë tipike për stinën, ndërsa nuk parashikohen reshje.
Berati do të jetë qyteti më i nxehtë pasi sot termometri do të shënoje 40 grade. Sa i përket gjendjes në det, valëzimi do të jetë i lehtë deri mesatar, me forcë 1-3 ballë, çka e bën të përshtatshëm për lundrim dhe aktivitete bregdetare.












