Mbyllet procesi i rinumërimit të votave në Qarkun e Fierit.
Rezultatit të rinumërimit të 586 kutive në këtij Qarku, nuk ka prodhuar ndryshim të numrit të mandateve, por një përmbysje brenda listes preferenciale të Partisë Socialistë.
Zegjine Çaushi, e cila u be e “famshme” per videot e saj kundra Gazment Bardhit, ka humbur mandatin e deputetes së PS. Vendin e saj në parlamentin e ri te shtatorit, sipas rinumerimit e merr Maldrita Bardho me një diferencë prej 10 votash.
Nga rinumerimi i votave, Zegjine Çaushit iu hoqen 48 vota qe sipas KAS i ishin dhënë padrejtesisht. Nderkohe qe Maldrita Bardho, ka rifituar nga rinumerimi 26 vota, te cilat i ishin tjetersuar me gjasa nga komisioneret e partive.












