Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi ka fituar lirinë pasi Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin për t’i hequr masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Jamarbër Malltezi, i cili është marrë i pandehur për dosjen “Partizani”, është liruar kundrejt garancisë pasurore.
“U hoq masa e arrestit me garanci pasurore, ka mbi 20 muaj që kjo ishte një farsë politike, një urdhër politik”, deklaroi Malltezi pas daljes nga GJKKO.
Malltezi u arrestua në 22 Tetor 2023 me kërkesë të SPAK, por Apeli i GJKKO me një vendim të datës 21 Nëntor 2023 caktoi masën “arrest shtëpie” ndaj tij.
Ndërkohë magjistratja Elsa Ulliri, është gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit. Kjo e fundit kërkoi dorëheqjen nga çështja për konflikt interesi pasi është e afërme e ish-deputetes demokrate, Andia Ulliri, por u rrëzua.












