Nesër, më 8 Korrik, zhvillohen si për “rastësi gjyqësore” dy seanca paralele: njëra në Gjykatën e Lartë dhe tjetra në Gjykatën e Fierit ku dy të burgosurit politikanë të rinj Ervin Salianji dhe Erion Veliaj kërkojnë lirinë.
Salianji kërkon lirinë me kusht pasi ka mbushur 2/3 e dënimit prej 1 viti me burgim, ndërsa Veliaj kërkon lirimin ose detyrim paraqitje për aq kohë sa të përfundojnë hetimet ndaj tij.
Kujtojnë se sot doli nga arresti shtëpiak Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës.












