Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ilir Proda ka firmosur shkarkimet në drejtyrë në kupolën drejtues të Policisë Shkodër.
“Kam vendosur të shkarkoj nga detyra, Drejtorin e Drejtorisë Vendore Shkodër, si dhe shefin e Komisariatit të Policisë Shkodrës”, tha Proda.
Mësohet se shkak janë bërë ndërtimet pa leje në fshatin turistik të Thethit, ku ditët e fundit IKMT ka ndërmarrë një aksion për shembjen e tyre, ku janë përballur me kundështinë e banorëve.
Sipas burimeve është shkarkuar nga detyra, Drejtori i Policisë Shkodër, Fatmir Lleshi dhe Shefi i Komisariatit, Nik Nikollaj.












