Është zgjedhur drejtori i ri i Policisë së Shkodrës, pas shkarkimit nga posti të Fatmir Lleshit.
Sipas burimeve, në krye të Policisë së Shkodrës është zgjedhur Gent Berberi i cili është rikthyer në Shkodër pas disa vitesh largim.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ilir Proda njoftoi shkarkimet në kupolën drejtues të Policisë Shkodër për shkak të ndërtimeve pa leje të lejuara në fshatin turistik të Thethit.












