Tensionohet situata në zonën e Thethit ku Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama, po vijon aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje.
Por ditën e sotme është shënuar një incident i rëndë ku disa persona të paidentifikuar kanë qëlluar me molotov fadromat e IKMT‑së si edhe urën kryesore të lagjes “Gjelaj”.
Policia ka kaluar menjëherë në gatishmëri pas këtij sulmi, teksa forcat e saj të armatosura dhe me antiplumb u vendosën në pozicion me kallashnikov në dorë, gati për qitje.

Për fat të mirë nuk pati të lënduar, teksa hedhja e molotovit shkaktoi flakë pranë mjetit dhe dëme materiale në urë.
Menjëherë pas incidentit, forcat e rendit rrethuan zonën dhe kanë nisur kërkimet për autorët e dyshuar, ndërsa nga Tirana efektivët e FNSH janë nisur me urgjencë drejt vendngjarjes.
View this post on Instagram












